Hoxha: 12 Qershori, një nga momentet më përcaktuese të historisë moderne të Kosovës - Gazeta Express
string(81) "hoxha-12-qershori-nje-nga-momentet-me-percaktuese-te-historise-moderne-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2026 12:57

Hoxha: 12 Qershori, një nga momentet më përcaktuese të historisë moderne të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

12/06/2026 12:57

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përkujtuar 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, duke e cilësuar 12 Qershorin si një nga momentet më të rëndësishme në historinë moderne të vendit.

Në një postim në mediat sociale, Hoxha theksoi se kjo datë shënon fundin e një periudhe të dhimbshme të dhunës, represionit dhe spastrimit etnik, si edhe nisjen e rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë, paqes dhe ndërtimit të një të ardhmeje demokratike.

“Sot, në 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit, kujtojmë e nderojmë, me përulje e respekt, sakrificën e të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës”, shkroi ministri.

Ai vlerësoi gjithashtu përparimin e arritur nga Kosova në konsolidimin e shtetit dhe demokracisë, si dhe forcimin e rolit të saj në arenën ndërkombëtare.

Sipas Hoxhës, liria nuk duhet parë vetëm si një e drejtë e fituar, por edhe si një përgjegjësi që duhet ruajtur dhe forcuar për brezat e ardhshëm.

“Liria nuk është vetëm një e drejtë e fituar. Është përgjegjësi që ruhet dhe forcohet për brezat që vijnë”, përfundon mesazhi i ministrit me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement