Me çeljen e sezonit të verës, të shumtë janë rastet kur pushuesit publikojnë fotot e faturave me çmime jonormale të produketeve që konsumojnë. Lidhur me këtë fenomen ka reaguar vetë ministri i Mjedisit dhe Turizimit, Blendi Klosi.
I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën, ai u shpreh se për të prioritet kishte fakti që të kishte faturë, shenjë kjo që respektohej ligji. Ndërsa kostoja për të ishte diçka që duhej të zgjidhej me kujdes nga klientët.
“E rëndësishme është të ketë faturë. Mua më vjen mirë që ato e fotografohen edhe e nxjerrin faturën, sado e madhe që ajo është sepse nga ajo faturë TVSH apo taksa i shkon buxhetit të shtetit. Pra nuk është shqetësim një lokal i shtrenjtë. A ka ofertë? Unë mendoj që në Shqipëri ka ofertë. Destinacioni jonë është që t’i ofron të gjitha dhe gjithsecili zgjedh ofertën që kërkon. Sado të them unë ‘kjo ndodh edhe në botë’ I kemi kjo është pjesë edhe e PR që bëjnë vetë lokalet, se në fakt kjo është edhe pak pjesë e PR të tyre, pra akoma ka një grup shoqëror që zgjedh atë më të shtrenjtën. Pra, kërkesa ime për pushuesit është që mos gënjehen nga ato që shohin nëpër portale të zgjedhin me kujdes lokalin, hotelin. Ne nuk kemi një bregdet që është i uzurpuar nga çmimet e shtrenjta. Ne nuk duhet të luftojmë që të jemi një treg i lirë, ne nuk mund të ngrehemi nëse jemi një treg i lirë. Pra duhet të ketë ofertë dhe të jetë transparente,” tha Klosi.