Shpresa Gashi, nga zërat më unik shqiptarë - Gazeta Express
string(41) "shpresa-gashi-nga-zerat-me-unik-shqiptare"

Shpresa Gashi, nga zërat më unik shqiptarë

Muzike

Gazeta Express

09/02/2021 12:14

Gazetar: Doni Spahiu

Është padyshim një nga zërat më të rrallë shqiptar.

Lexo Edhe:

Një artiste, e cila rrjedh nga një familje e vjetër qytetare në të cilën është kultivuar dhe trashëguar nëpër breza dashuria për muzikën dhe artin.

Shpresa Gashi, shquhet për zërin e saj unik në muzikën e lehtë dhe atë klasike, ku me paraqitjet e saja ka arritur të lë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare.

Ndonëse paraqitjet e saja janë të rralla në publik, Gashi nuk e refuzoi ftesën nga #gjesi për të rrëfyer gjëra nga jeta e saj personale e profesionale.

E rrethuar sipas saj me një shoqëri të mirëfilltë, dhe e pushtuar nga dëshira e madhe për të ndjekur hapat e artisteve si Tefta Tashko, Nexhmije Pagarusha e Marije Kraja, puna dhe përkushtimi i madh nuk ndalej për asnjë moment nga ana e saj.

Popullaritetin dhe koncertet me bashkëpunëtore e miq të ngushtë, i cilëson si një nga gjërat më të bukura e të qenit pjesë e artit.

Por, ajo nuk flet vetëm për veten, pasi që ngado që shkon Bilbilin e Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarushën, e mban në zemër dhe në mendje.

E, një vit pas vdekjes së Pagarushës, ajo rrëfen me më shumë emocione.

Tekanjoze dhe shumë rebele e gjithmonë në disponim, sipas Shpresa Gashit, janë tiparet që e karakterizonin të madhen Nexhmije Pagarushën.

Takimi i fundit mes dy shoqeve të ngushta nuk shkoi edhe ashtu siç duhej, e për këtë fakt ajo nuk dëshiron që asnjëherë ta kujtoj atë, duke mbajtur në mend vetëm kujtime të mira me të sa ishte gjallë.

Po ashtu, ajo ka një kritikë adresuar institucioneve shtetërore dhe atyre kulturore në lidhje me artistët dhe artin në përgjithësi në vendin tonë.

Me sharmin dhe elegancën e saj, gjithmonë e buzëqeshur dhe pozitive na la një shije të ëmbël duke na premtuar që nuk do të vonoj shumë edhe për një intervistë tjetër.

“Nostalgji” dhe “Baladë për Drenicën” janë vetëm dy prej këngëve më të njohura të Shpresa Gashit, të cilat ende kanë një vend të veçantë tek të gjithë publikut.

Për ta shikuar intervistën e realizuar nga gazetari Doni Spahiu, klikoni në linkun e mëposhtëm.