Shpërthime të njëpasnjëshme - Krejt çka ndodhi sonte në Mitrovicë të Veriut - Gazeta Express
string(73) "shperthime-te-njepasnjeshme-krejt-cka-ndodhi-sonte-ne-mitrovice-te-veriut"

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 22:52

Shpërthime të njëpasnjëshme – Krejt çka ndodhi sonte në Mitrovicë të Veriut

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 22:52

Fillimisht u raportua se xhamat e zyrës së KQZ-së në Mitrovicën e Veriut janë thyer nga persona të panjohur, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të katër komunave në veri. Pas kësaj, u raportua se në Zubin Potok pati dy shpërthime dhe u ndez alarmi i sigurisë në qytet.

Por, çka ndodhi sonte në Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut?

Lexo Edhe:

Serbët në veri nuk kanë lejuar sot që zyrtarët komunal të zgjedhjeve të kryejnë detyrën e tyre lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen me 18 dhjetor.

Këta zyrtarë të shoqëruar nga Policia e Kosovës, kanë hyrë në ndërtesën e komunës së Zubin Potokut. Përcjellje kjo për të cilën Policia e Kosovës thotë se të gjitha veprimet policore janë kryer në pajtim me ligjin në ofrimin e asistencës së kërkuar ndaj autoriteteve shtetërore të KQZ-së.

Pas këtyre zhvillimeve menjëherë u shtua prania e Policisë në urën mbi Ibër.

Rreth orës 17:00 u dëgjuan shpërthime, ku T7 nga vendi i ngjarjes raportoi se një objekt ku Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut po punonte është djegur tërësisht.

Ndërsa, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sot në veri të vendit, individë të maskuar kanë sulmuar zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë me shok bomba dhe të shtëna në ajër.

Pas këtij reagimi, rreth orës 18:00 pati sërish shpërthim në Mitrovicë të Veriut.

Gazetarja e T7, Laura Çelaj në një lidhje direkte në Frontal të T7 tha se ka njerëz që po afrohen në vendin ku ndodhi shpërthimi. Copa xhamash të thyer u panë në rrugë.

Në vendngjarje dolën edhe Policia e EULEX’it.

Pas orës 19:00, gazetarja e T7 e cila qëndroi atje për disa raportoi se ekipet e policisë hetuar edhe një bombë dore që ishte brenda zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor.  Tashmë objekti i KKZ-së në Mitrovicë të Veriut vetëm ishte rrethuar me shirita.

Pas këtyre incidenteve, reagoi përsëri Policia e Kosovës, të cilët përmes një komunikate për media thanë se raportimet e përfaqësuesve të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë janë të pavërteta dhe tendencioze të cilët kanë për qëllim dëmtimin dhe ataktimin e profesionalizimit, legjitimitetit të Policisë së Kosovës.

Ndërsa sa i përket gjendjen në terren, Policia njoftoi se gjendja është stabile, ndërsa tha se dëmtime të zyrave të komisionit zgjedhor komunal në Mitrovicë Veri janë bërë nga persona/grupe të dyshuar/a të maskuar, të dhunshëm të cilët kanë përdor mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav.

Rreth orës 20:30 sërish pati shpërthim në Mitrovicë të Veriut, ku këtë herë shpërthimi ndodhi afër Policisë dhe gazetarëve që ishin duke e përcjellur ngjarjen.

Me të ngjarë ky shpërthim, gazetarët u larguan nga aty për shkaqe sigurie, ndërsa rruga e cila të çon në drejtim të objektit të KKZ’së u mbyll për qarkullim në Policia.

Po ashtu, në vendngjarje erdhën edhe ekipet e deminimit.

Gazeta Express do të ju mbajë të informuar për më të rejat rreth ngjarjes.