Shpërthime në Damask derisa Macron po takohej me presidentin sirian, raportohet se ndodhen afër hotelit ku po qëndron presidenti francez - Gazeta Express
string(135) "shperthime-ne-damask-derisa-macron-po-takohej-me-presidentin-sirian-raportohet-se-ndodhen-afer-hotelit-ku-po-qendron-presidenti-francez"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2026 10:44

Shpërthime në Damask derisa Macron po takohej me presidentin sirian, raportohet se ndodhen afër hotelit ku po qëndron presidenti francez

Lajme

Gazeta Express

07/07/2026 10:44

Disa shpërthime kanë tronditur Damaskun të martën, më 7 korrik, derisa presidenti i Francës u takua me homologun e tij sirian në një vizitë që po cilësohet si historike. Emmanuel Macron kishte hyrë në pallatin presidencial për t’u takuar me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa kur ndodhën shpërthimet pranë hotelit Four Seasons, ku thuhet se po qëndron Macron. Zyra e presidentit francez tha në një deklaratë se presidenti ishte i sigurt dhe se udhëtimi i tij po vazhdon, shkruan Le Monde, transmeton Express.

Autoritetet siriane nuk komentuan menjëherë për incidentin.

Siç raporton mediumi france “Le Monde”, dy shpërthime u dëgjuan në zemër të kryeqytetit, raportuan gazeta siriane Al-Watan dhe rrjeti televiziv Syria.

Një burim sigurie sirian i tha Agence France-Presse se njëra nga bombat ishte vendosur në një kontejner mbeturinash dhe tjetra në një automjet pranë hotelit Four Seasons.

Advertisement
Advertisement
Advertisement