Një shpërthim ka ndodhur ndërsa një ekip i T7 po qëndron në Mitrovicën e Veriut.
Gazetarja e T7, Laura Çelaj tha se në afërsi të objektit ku kishin synuar të destinuar për anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, nuk ka policë. Ajo ishte dëshmitare e një shpërthimi të madh, i cili u dëgjua pasi paraprakisht pati edhe tre të tjerë.
Ai objekt është djegur plotësisht si pasojë e disa shpërthimeve të njëpasnjëshme.
“Fatmirësisht rrugët janë boshatisur dhe s’ka pasur njerëz”, tha gazetarja në një lidhje direkte në Frontal të T7.

Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...