Shpërthen tenisti rus: Vetëm ata që kanë IQ të ulët bërtasin ‘siuuuu” si Ronaldo - Gazeta Express
string(77) "shperthen-tenisti-rus-vetem-ata-qe-kane-iq-te-ulet-bertasin-siuuuu-si-ronaldo"

Shpërthen tenisti rus: Vetëm ata që kanë IQ të ulët bërtasin ‘siuuuu” si Ronaldo

Futboll

Gazeta Express

20/01/2022 14:58

Sjellja e pashpjegueshme e tifozëve në Australian Open 2022 e ka zemëruar tenistin rus Daniil Medvedev, i cili i ka quajtur njerëz me shkallë të ulët të inteligjencës ata të cilët e imitojnë festimin e famshëm të Cristiano Ronaldos “siuuuu”.

Që prej rrethit të parë të grand slamit të sivjetmë në Melbourne, tifozët në stadiumet e tenisit e kanë përdorur frazën e superyllit portugez në çdo mundësi.

Lexo Edhe:

Ish-kampioni i Wimbledonit Andy Murray dhe tenisti australian Nick Kyrgios janë në mesin e atyre që e kanë kundërshtuar këtë brohoritje, derisa favoriti i turneut Medvedev ka bërë thirrje për respekt më të madh nga tribunat.

Medvedev, i cili shihet si njeriu kryesor për ta fituar Australian Open 2022 pas dëbimit të kampionit në fuqi Novak Djokovic, e mundi Kyrgiosin në një meç brilant të enjten.

Tenisti rus, i dyti në botë, fitoi në katër sete 7-6 6-4 4-6 6-2 dhe iu kundërpërgjigj turmës që brohoriste “siuuuu”.

“Kjo është zgjidhja e vetme kur të fishkëllejnë mes shërbimit të parë dhe të dytë. Duhet ta ruash qetësinë dhe ta fitosh meçin”, tha Medvedev.

Intervistuesi, ish-numri një në botë Jim Courier, i tha atij: “E di. E di. Ata po brohorasin ‘siuuuu’, që është një brohoritje nga futbolli”.

Medvedev u përgjigj: “Njerëzit po brohorasin gjatë break poenave, shërbimit të dytë dhe kur bën gabim të dyfishtë në shërbim, kjo është zhgënjyese. Nuk po e bëjnë të gjithë këtë, por ata që po e bëjnë këtë mbase kanë IQ të ulët”./Gazeta Express/