Shpërthejnë protestat në Çaçak, Aleksandar Vuciq përballet me revoltë qytetare - Gazeta Express
string(77) "shperthejne-protestat-ne-cacak-aleksandar-vuciq-perballet-me-revolte-qytetare"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 7:07

Shpërthejnë protestat në Çaçak, Aleksandar Vuciq përballet me revoltë qytetare

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 7:07

Një protestë e qytetarëve kundër presidentit serb, Aleksandar Vuciq, ka trazuar mbrëmjen e së dielës qëndrimin e tij dhe bashkëpunëtorëve në Çaçak.

Qindra qytetarë u mblodhën në qendër të qytetit pas raportimeve për praninë e Vuçiqit, duke e pritur me fishkëllima dhe thirrje kundërshtuese pas daljes së tij nga një intervistë në një televizion lokal.

Pas daljes nga studioja, një pjesë e qytetarëve brohoritën edhe slogane fyese ndaj presidentit, në përgjigje të deklaratave të mëhershme të Vuçiqit, i cili i kishte quajtur banorët e Çaçakut “mashtrues dhe kriminelë ortodoksë”.

Atmosfera u tensionua, ndërsa forca të shumta policore u vendosën në terren dhe bllokuan pjesë të qendrës së qytetit për të kontrolluar situatën.

Protestuesit shprehën pakënaqësi ndaj presidentit, duke e akuzuar për shmangie të qytetit dhe për mosrealizim të premtimeve të bëra ndër vite për projekte publike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement