Shoqata e kërkim shpëtimit nga Kosova do të dërgojë vullnetarë në Turqi - Gazeta Express
string(71) "shoqata-e-kerkim-shpetimit-nga-kosova-do-te-dergoje-vullnetare-ne-turqi"

Lajme

Gazeta Express

08/02/2023 17:41

Shoqata e kërkim shpëtimit nga Kosova do të dërgojë vullnetarë në Turqi

Lajme

Gazeta Express

08/02/2023 17:41

Kryetari i Shoqatës së Kërkim Shpëtimit,  Mahir Hasani, ka thënë se nesër disa pjesëtarë të kësaj shoqate do të nisën për në Turqi për të dhënë ndihmë pas tërmetit atje.

Ai tha se për këtë kanë biseduar me ambasadën turke në Kosovë dhe se nesër do të nisen gjashtë vetë që do të qëndrojnë për një javë.

Lexo Edhe:

“Kemi shprehur gatishmërinë për ofrimin e ndihmës sipas mundësive që ne i kemi. Në ambasadë kanë shprehur mirënjohje dhe e kanë pranuar këtë ndihmë tonën simbolike”.

Ai në Frontal në T7 tha se janë duke i bërë përgatitjet e dërgimit dhe se nesër në ora 09:00 do të nisen drejt Turqisë.

“Gjashtë ekspertë të kërkim shpëtimit do të shkojnë atje për t’i ndihmuar diçka asaj popullate. Turqia na është gjendur në kohë dhe momente  të vështira, do të na gjendet edhe në të ardhmen”.

Ai tha se udhëtimin vajtje-ardhje do të mbulojë ambasada turke.