Shokë të ngushtë në PSG, rival si Messi e Ronaldo te Barça dhe Reali? - Gazeta Express
string(67) "shoke-te-ngushte-ne-psg-rival-si-messi-e-ronaldo-te-barca-dhe-reali"

Gazeta Express

04/04/2020 13:20

Shokë të ngushtë në PSG, rival si Messi e Ronaldo te Barça dhe Reali?

Gazeta Express

04/04/2020 13:20

A do të lind një tjetër rivalitet i ‘çmendur’ në futboll?

Kush do të dominojë në botën e futbollit, a do të ketë më rivalitet të pastër sportiv siç ka pasur mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos për më shumë se një dekadë? Janë këto dhe shumë pyetje tjera që bëhen vazhdimisht pasi Leo dhe CR7 po shkojnë drejt fundit të karrierës.

Lexo Edhe:

Megjithatë, edhe pse në diferencë në moshë, duket se në një të ardhme, të paktën për pak vite, mund të ketë një rivalitet të ngjashëm si ai mes Messit dhe Ronaldos.

Neymar Junior dhe Kylian Mbappe,, shokë të ngushtë te Paris Saint Germain, kanë për objektiv transferimin në Spanjë, njëri te Barcelona e tjetri te Real Madridi.

Nëse kjo do të ndodhte, atëherë për pak vite, duke parë kualitetet e të dy futbollistëve, mund të ndodhë një rivalitet siç ka ndodhur ndër vite mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Edhe pse te PSG ka humbur atë shkëlqimin, Neymar gjithmonë ka qenë ndër më të mirët në botë te Barcelona dhe nëse transferohet, ai është i uritur për të treguar më shumë në fushë pas skandaleve të shumta.

Në anën tjetër, Mbappe konsiderohet e ardhmja e futbollit evropian dhe për pak vite me Neymarin në Spanjë, mund të kishin diskutuar së bashku shumë çmime individuale ndoshta, ashtu si Messi e CR7.

Neymar deri më tani në karrierë numëron 370 gola në karrierë si profesionist, 310 me klube, Santos, Barca dhe PSG dhe 61 me Brazilin në total 490 paraqitje.

Në anën tjetër, Mbappe edhe pse vetëm 21 vjeçar, numëron 130 gola me klube dhe kombëtare në karrierë si profesionist, në total 213 paraqitje. /Gazeta Express/