Shko Kryeministër - Gazeta Express
string(18) "shkoo-kryeminister"

Shko Kryeministër

OP/ED

Gazeta Express

27/02/2023 12:20

Shkruan: Dritan Dragusha

Kur të tjerët para tij shkonin të negocionin dhe të bënin marrëveshje me Serbinë, pasi që ktheheshin priteshin me protesta, sharje, fyerje. Madje akuzoheshin deri për tradhti kombëtare. Po bëni kompromis në kurriz të Kosovës, u thuhej. Takime, negociata dhe nënshkrim marrëveshjesh, të njejtës rrugë, për këto dy vite qeverisje, po shkon edhe kryeministri Kurti. A duhet të shkoj? Gjithsesi. A duhet të bëj kompromis? Patjetër! A po bën tradhti kombëtare? Assesi; sikurse që, as ata para tij nuk po bënin tradhti kombëtare edhepse, akuzoheshin nga ky kryeministër dhe vartësit e tij për diçka të tillë. Arritjen e marrëveshje sot (eventualish), e që do t’i hapë rrugë negociatave, duhet ta shohim në vazhdën e negociatave dhe marrëveshjeve të arritura që nga viti 2013.

Lexo Edhe:

Me patjetër një gjë duhet ta themi qartë dhe ta kuptojmë drejtë: as ata atëherë, e as ky kryeministër sot, nuk po shkon në dialog që ta përfaqësoj vetën apo partinë e tyre, jo se jo militantët. Ata që e udhëhiqnin Kosovën dje dhe ky kryeministër sot, e përfaqesojnë Republikën e Kosovës. Pra, duhet ta kuptojmë se presioni ndërkombëtar nuk bie mbi ta/të, pra, muk bie mbi personin e tij. Presioni bie mbi përgjegjësinë që ka si kryeministër i vendit. Gjithçka përtej kësaj është e pasinqert, është mashtrim.

Edhe një gjë, nënshkrim/pranimi ose jo, i planit franko-gjerman nuk duhet të përdoret pastaj si një mjet për të atakuar opozitën, mediat apo kundërshtarët tjerë politik. Duhet theksuar këtë, sepse i kemi të njohura afinitetet përqarëse në shoqëri të Kryeministrit aktual. Ai, pas çdo rezultati eventual, duhet ta informoj Kuvendit dhe shoqërinë kosovare drejtë. Të jetë transparent, e jo sikur ka qenë deri sot. Nënshkrimin ose jo, nuk duhet ta shes si një fitore eventuale, sepse Kryeministri duhet ta dij që nuk është në garë ai, por është Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, është e ardhmja e tyre.

Dhe, e fundit: negociatat që nga viti 2013 që janë zhvilluar, për target kanë pasur minoritetin serb, e sidomos atë që jeton në veri të Republikës, konkretisht për statusin e asaj pjese. Ne e dim po ashtu, se që nga viti 1999 Kosova nuk e kontrollon atë pjesë të territorit. A ka pasur në politikën e brendshme të vendit manipulim e përçrje për këtë temë? Shumë. Prandaj, sot, sikurse dje, Republikës së Kosovës i kërkohet që ta bëj një marrëveshje me Serbinë për veriun e Kosovës. Kështu që, me këtë marrëveshje eventuale (nëse jo sot, në të ardhmen), do të ketë kompromis. Ai që dikur ishte i pakompromis ndaj kundërshtrëve të tij politik se po bënin kompromise me Serbinë; pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve, pa kërkim falje, pa marrjen përsipër të dëmve që ia ka shkaktuar Kosovës gjatë luftës, e shumë “pa” të tjera, sot duhet të shkoj (dhe kjo nuk është hera e parë deri më sot) dhe të bëjë kompromis eventual me Serbinë, ende pa u zgjidhur problemet e lartcekura që dikur ai ua kërkonte të tjerëve. Prandaj, Kryeministër shko. Jo si Albin, por si kryeministër i Kosovës. Shko dhe kryeje detyrën që e ke kërkuar me çdo kusht, sa që ke qenë në gjendje me ia vu edhe flakën vendit, vetëm e vetëm që ti të jesh në krye, aty ku je sot. “Ku ka jetë ka kompromis” thoshte shkrimtari hebre Amos Oz dhe nisur nga kjo Kosova sot jeton si shtet dhe si shoqëri edhe falë kompromiseve.