Një person është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duke marrë lëndime në këmbë.
Sipas deklaratës së tij, të cilën e ka dorëzuar edhe në Polici, ai kishte shkuar në QKUK për ta vizituar nënën e tij.
Personi me inicialet N.B. ka deklaruar se u sulmua nga një tufë prej rreth 20 qensh endacakë, nga të cilët u kafshua në këmbën e majtë
“Më 15 prill 2026, rreth orës 08:10–08:15, ditë e mërkurë, kisha shkuar në QKUK për ta vizituar nënën time në repartin e Neurologjisë. Hyra në oborr nga pjesa e pasme, pranë objektit të Neurologjisë. Papritmas u sulmova nga një tufë prej rreth 20 qensh endacakë. Ishte një moment i tmerrshëm, plot frikë dhe s’di as si reagova, në vend që të hyja për vizitë te nëna, përfundova vetë duke kërkuar ndihmë mjekësore. Nga ky sulm kam pësuar plagë në këmbën e majtë. Edhe pse shpëtova pa pasoja më të rënda, rreziku ka qenë real dhe i madh”, ka thënë ai.
Tutje ka deklaruar se ka përfunduar vetë duke marrë trajtim mjekësor, ndërkaq e ka quajtur të papranueshme pasigurinë në oborrin e QKUK-së.
“Është e papranueshme që një qytetar të shkojë në spital për të parë një familjar dhe të përfundojë vetë si pacient për shkak të mungesës së sigurisë në oborrin e vet spitalit”, ka thënë ai.
Koha ka kontaktuar me Policinë lidhur me rastin por ende nuk ka marrë përgjigje.


Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...