Shkëndije Mujaj i përkushtohet e tëra fesë: S’ka më foto provokative - Gazeta Express
string(66) "shkendije-mujaj-i-perkushtohet-e-tera-fese-ska-me-foto-provokative"

Shkëndije Mujaj i përkushtohet e tëra fesë: S’ka më foto provokative

Gazeta Express

15/05/2020 20:54

Modelja dhe këngëtarja Shkëndije Mujaj e ka konfirmuar sonte se nuk do të postojë më foto provokative nëpër rrjetet sociale

Mujaj, e cila konsiderohet si njëra prej femrave më seksi tek shqiptarët, në një intervistë për Top Channel ka thënë se ajo nuk dëshiron më të kthehet pas dhe këtë vendim e ka bërë edhe para muajit të Ramazanit.

Lexo Edhe:

“Edhe më herët kam lexu, por pas humbjes së nënës kam fillu ta studiojë atë. Unë mendoj që tani do ti përkushtohem studimeve ndërfetare”, ka thënë Shkëndija.

View this post on Instagram

@shqiperialive_tch #live

A post shared by Dyana_Dyà _Shkëndije (@shkendije_mujaj_) on

Megjithatë Shkëndija ka thënë se tanimë është sprovuar nga e kaluara dhe do t’i përkushtohet studimeve. “Nuk do të këtë më foto provokative por do t’i përkushtohem studimeve ndërfetare, pra jo vetëm teologjia”.

Ndryshe, më parë Shkëndija ka agjëruar Ramazanin dhe Muajin e Shenjtë ajo nuk ka postuar foto provokative. Por, tani ajo ka vendosur që ti përkushtohet studimeve të saj ndërfetare dhe se në të ardhmen nuk do të postojë foto të tilla. /GazetaExpress/