Shkencëtari gjerman që parashikoi më 1953 se një njeri me emrin “Elon” do ta dërgojë njerëzimin në Mars - Gazeta Express
string(101) "shkencetari-gjerman-qe-parashikoi-me-1953-se-nje-njeri-me-emrin-elon-do-ta-dergoje-njerezimin-ne-mars"

Mistere

Gazeta Express

12/05/2021 1:15

Shkencëtari gjerman që parashikoi më 1953 se një njeri me emrin “Elon” do ta dërgojë njerëzimin në Mars

Mistere

Gazeta Express

12/05/2021 1:15

Një shkencëtar kishte parashikuar para 70 viteve që një njeri me emrin “Elon” do ta dërgojë njerëzimin në Mars.

Projekti Mars, libër i shkruar nga shkencëtari Wernher Von Braun, duket se ka parashikuar ngritjen e Elon Musk – për ambiciet e tij në udhëtimet multi-planetare. Shkencëtari i raketave në Gjermani dhe arkitekti për zbulime në hapësirë shkroi më 1953 që lideri që do ta dërgojë njerëzimin në Mars do të quhet Elon.

Lexo Edhe:

Vepra e tij jo fiksion dhe puna e tij e përshkruar kanë bërë që libri i tij të konsiderohet si njëri prej “librave më me ndikim për misionet e njerëzimit në Mars”.

Përdoruesi i Twitter Toby Li solli këtë parashikim të çuditshëm në dhjetor të vitit 2020 derisa kishte bërë replikë në një cicërimë të Twitter për “fatin” tek Elon Musk, transmeton GazetaExpress.

“Duke folur për fatin, a e keni ditur që në librin e Von Braun “Mars Project” të vitit 1953, ai i referohet një personi me emrin Elon që do ta dërgojë njerëzimin në Mars? Interesante.”, ka shkruar Li për librin jo fiktiv në Twitter.

SpaceX dhe CEO i Teslas kishte lajmëruar tetorin e kaluar që ai shpreson ta dërgojë një mision hapësinorë me njerëz në Mars më 2024.

Musk po ashtu ka thënë se ai do të dëshironte të varroset  në Mars, një gjë që e kishte thënë në një intervistë të hapur në skenë. “Dëgjoni, ne të gjithë do të vdesim. Kështu që nëse do të vdisni një ditë, ok ju do të më pyesnit a dëshironi të varroseni në Mars apo në Tokë? Unë do të thosha në Mars, duke me cool! I lindur në Tokë i vdekur në Mars”.

Dje, Space X tregoi që me sukses ateroi dhe u ulë prototipi i SN15 për herë të parë – që është një hap i madh për fluturimet në hapësirë.

Në testin e fluturimit, raketa prototip fluturoj 10 km në qiell para se të riorientohej dhe të rikthehej në Tokë në mënyrë vertikale.

Katër prototipet e tjera ishin përplasur dhe disa edhe shpërthyer gjatë zbritjes, por rezultati i fundit është konsideruar historik për Musk.

Për ta përforcuar parashikimin e gjermanit, një përdorues tjetër i Twitter, Pranay Pathole e përktheu në anglisht frazën duke e etiketuar Elonin.

Megjithatë, prova e tij ka treguar që Eloni nuk ishte një emër por më shumë një titull.

Në një reagim të çuditshëm për parashikimin, Muski kishte cicëruar “a është kjo e vërtetë?”

“Po, është e vërtetë. Ky është transkripti anglisht i librit të njëjtë”, ishte përgjigjur Pathole.

“Por, ‘Elon’ që i referohet Von Braun në libër nuk është emri i personit por më tepër një emër pozitë pushteti, si një person që është zgjedhur me meritokraci president i grupit”.

“Qeveria marsiane do të drejtohet nga 10 njerëz, lideri i të cilëve do të zgjidhet nga një votim universal për pesë vjet me titull ‘Elon’”, shkruhet në libër.

Për ta thënë ndryshe, Elon Musk njëherë e kishte quajtur vetën “perandor i Marsit”.

Në një dokument të vitit 2001 të NASA, të titulluar “Eyes on the Red Planet: Human Mars Mission Planning, 1952-1970”, me autore Annie Platoff ka shkruar: “Figura me më ndikim për planifikimin e dërgimit të njerëzimit në Mars është Wernher Magnus Maximilian von Braun.”

“Derisa isha duke punuar në ‘Army at Fort Bliss, Texas, von Braun filloi punën në atë që do të bëhej libri me ndikimin më të madh për planifikimin e misionit të njeriut në Mars”, ka shkruar ajo në libër.

Muajin e kaluar, SpaceX ka fituar kontratë 2.9 miliard dollarë nga NASA për të dërguar njerëzit në hënë.

Konkurrentët e SpaceX, Blue Origin dhe Dynetics kanë kritikuar vendimin e NASA-së për vendimin dhe kanë akuzuar agjencinë hapësinorë se kanë “lëvizur vendimin në minutat e fundit”.

Kontrata ishte suspenduar derisa ishte kontrolluar nga Zyra e Prokurimit të Qeverisë së SHBA duke thonë se të “gjitha procedurat e prokurimit janë ndjekur si duhet”. /GazetaExpress/