Shkencëtarët regjistrojnë rreze X dhe valë gjigande radioje nga hapësira - Gazeta Express
string(72) "shkencetaret-regjistrojne-rreze-x-dhe-vale-gjigande-radioje-nga-hapesira"

Mistere

Gazeta Express

17/04/2021 2:31

Shkencëtarët regjistrojnë rreze X dhe valë gjigande radioje nga hapësira

Mistere

Gazeta Express

17/04/2021 2:31

Nebuloza e Gaforres i ka mahnitur përherë shkencëtarët me bukurinë e saj, por këtë radhë ka dhe një arsye tjetër për të tërhequr vëmendjen.

E ndodhur 6,500 vjet dritë larg në konstelacionin e Demit, ajo po çliron një sasi të jashtëzakonshme energjie.

Lexo Edhe:

 Nebuloza u krijua nga shpërthimi i një supernove, drita e së cilës për herë të parë mbërriti në Tokë korrikun e vitit 1054 dhe u dëshmua nga astronomët në Japoni e Kinë.

Sot ai yll neutron rrotullohet me një shpejtësi prej 30 herësh në sekondë, duke u shndërruar në njërin prej yjeve më të shndritshëm pulsues.

Aktualisht po dërgon rreze X dhe gjatësi valësh të radios që janë të dukshme në qiellin tonë. Sipas CNN, mund të ketë një energji 100 herë më të madhe nga sa besonin kërkuesit, ndërsa impulset që po lëshon janë gjigande krahasuar më çfarë është parë deri tani.

Shkencëtarët besojnë se po të arrijnë t’i kuptojnë më mirë këto impulse, atëherë do të hedhin dritë edhe mënyrën sesi valët e radios udhëtojnë për miliona vite dritë për të mbërritur në planetin tonë.