Shkëmbim i bujshëm në Serie A? Frattesi–Thuram në diskutim - Gazeta Express
string(57) "shkembim-i-bujshem-ne-serie-a-frattesi-thuram-ne-diskutim"

Sport

Gazeta Express

13/12/2025 16:15

Shkëmbim i bujshëm në Serie A? Frattesi–Thuram në diskutim

Sport

Gazeta Express

13/12/2025 16:15

Një transferim i bujshëm në afatin e janarit mund të tronditë Serie A. Davide Frattesi mund të largohet nga Interi, me Juventusin që po ndjek nga afër situatën e mesfushorit italian.

Eksperti i merkatos, Matteo Moretto, ka konfirmuar se ekziston një mundësi reale që Frattesi të largohet nga “Nerazzurrët” gjatë janarit, teksa zhvillimet pritet të monitorohen me shumë kujdes në javët në vijim.

Trajneri i ri i Juventusit, Luciano Spalletti, është një admirues i kahershëm i Frattesit. Ai kishte tentuar ta transferonte mesfushorin edhe gjatë kohës sa ishte në krye të Napolit, ndërsa tani bardhezinjtë duken gati të bëjnë një lëvizje konkrete.

Sipas Morettos, Juventusi është shumë i vëmendshëm ndaj situatës së Frattesit, ndërsa Interi nuk përjashton një operacion më të gjerë në këtë marrëveshje. Zikaltërit, thuhet se vlerësojnë lart Khephren Thuram, vëllain e Marcus Thuram.

Një shkëmbim i mundshëm mes Frattesit dhe Thuram do të sillte një riorganizim të madh për të dy klubet, duke e bërë këtë një nga temat më të nxehta të merkatos së janarit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement