Shkëlzen Jusaj ndan përvojën e tij në Akademinë Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion në UBT - Gazeta Express
string(91) "shkelzen-jusaj-ndan-pervojen-e-tij-ne-akademine-verore-per-ndermarresi-dhe-inovacion-ne-ubt"

Lajme

Gazeta Express

10/07/2026 11:20

Shkëlzen Jusaj ndan përvojën e tij në Akademinë Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion në UBT

Lajme

Gazeta Express

10/07/2026 11:20

Shkëlzen Jusaj, CEO i Petrol Company dhe President i Komunitetit të Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS), ishte një nga ligjëruesit kryesorë të Akademisë Verore për Ndërmarrësi dhe Inovacion, e organizuar nga Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në kuadër të Global UBT Fest 2026.

Në ligjëratën e tij, Jusaj ndau me studentët dhe pjesëmarrësit përvojën e tij shumëvjeçare në zhvillimin e biznesit dhe ndërtimin e kulturës sipërmarrëse, duke folur për sfidat dhe mundësitë që shoqërojnë rrugëtimin e një sipërmarrësi.

Ai theksoi se vizioni i qartë, këmbëngulja dhe inovacioni janë elementët kryesorë që mundësojnë krijimin dhe zhvillimin e kompanive të suksesshme në një treg gjithnjë e më konkurrues.

Jusaj vuri theks të veçantë edhe te rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe sektorit privat, duke nënvizuar se edukimi i orientuar drejt praktikës është thelbësor për përgatitjen e profesionistëve të rinj dhe ndërtimin e një ekosistemi të qëndrueshëm të inovacionit.

Një pjesë e ligjëratës iu kushtua rolit gjithnjë e më të madh të Inteligjencës Artificiale (AI) në transformimin e modeleve të biznesit. Sipas tij, AI po krijon mundësi të reja për rritjen e efikasitetit operacional, zhvillimin e inovacionit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së kompanive në ekonominë moderne.

Advertisement
Advertisement
Advertisement