Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La Liga, duke e shtyrë festën e titullit të Barcelonës për të paktën edhe një xhiro.
“Los Blancos” triumfuan pastër 0:2 ndaj Espanyolit në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit spanjoll.
Vinicius Junior kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 55-të të takimit, kurse në minutën e 66-të pikërisht braziliani e dyfishoi epërsinë.
Me këtë fitore, Real Madridi tani shkon në 77 pikë në vendin e dytë, 11 më pak sesa Barcelona.
Në xhiron e radhës do të luhet “El Clasico” dhe në “Camp Nou”, Barcelona mund të shpallet matematikisht kampione e Spanjës.