Shkëlqen Brazili, Haiti i eliminuari i parë i Botërorit - Gazeta Express
string(54) "shkelqen-brazili-haiti-i-eliminuari-i-pare-i-boterorit"

Futboll

Gazeta Express

20/06/2026 4:47

Shkëlqen Brazili, Haiti i eliminuari i parë i Botërorit

Futboll

Gazeta Express

20/06/2026 4:47

Vinícius Júniori shënoi një gol dhe asistoi në njërin prej dy golave të Matheus Cunhas, teksa Brazili, pesë herë kampion i botës, eliminoi Haitin nga Kupa e Botës me një fitore 3-0 të premten mbrëma.

Haiti, vendi më i varfër në Hemisferën Perëndimore, që ishte kualifikuar në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1974, u bë kombëtarja e parë që matematikisht mbeti jashtë fazës me eliminim direkt.

Ndërkohë, “Seleção” dha paraqitjen vendimtare që i nevojitej.

Cunha, ylli i Manchester Unitedit, e nisi ndeshjen nga minuta e parë dhe tregoi me çdo festim të golave të tij pse duhej të kishte qenë në formacionin titullar edhe në barazimin e vakët 1-1 të Brazilit ndaj Marokut.

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, kishte marrë një vendim befasues në ndeshjen hapëse duke e futur Cunhan vetëm si zëvendësues në minutat e fundit.

Cunha entuziazmoi tifozët brazilianë, të cilët përbënin pjesën më të madhe të 68,324 spektatorëve në “Lincoln Financial Field”, kur realizoi nga afër pas një topi të kthyer, duke shënuar golin e tij të parë në një Kupë Bote, në minutën e 23-të.

Më pas, ai dërgoi një goditje me të majtën në këndin e sipërm të majtë të portës për t’i dhënë Brazilit epërsinë 2-0 në pjesën e parë ndaj haitianëve të pafuqishëm, me golin e shënuar në minutën e 36-të.

Sulmuesit të Brazilit, Raphinhas, i cili u zëvendësua për shkak të një dëmtimi në pjesën e parë, iu anulua një gol i hershëm për pozicion jashtë loje.

Kjo vetëm sa e zbehu përkohësisht atmosferën e tifozëve të “Seleção, të veshur me të verdha, në një mbrëmje festive në stadiumin e Philadelphia Eagles, fitues dy herë të “Super Bowlit”, ku edhe “cheerleader-at” e ekipit kontribuuan në ngritjen e atmosferës.

Viniciusi shënoi golin e tretë të takimit, duke tundur rrjtën e haitianëve në minutën e 48-të të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Brazili nuk arriti që të shtojë epërsi, derisa as Haiti nuk e ‘zbuti’, kështu që ndeshja u mbyll me shifrat prej 3-0.

Brazili shkon në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe Maroku.

Skocia ka tri pikë, derisa Haiti s’e ka asnjë pikë.

Në xhiron e tretë dhe të fundit në fazën e grupeve, Brazili do të luajë ndaj Skocisë më 25 qershor, ndërsa Haiti do të përballet me Marokun po të njëjtën ditë – me ndeshjet që nisin nga ora 00:00./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement