“Shkatërrim në shkallë të gjerë” në Tel Aviv pas sulmit të Iranit me raketa këtë mëngjes - Gazeta Express
string(86) "shkaterrim-ne-shkalle-te-gjere-ne-tel-aviv-pas-sulmit-te-iranit-me-raketa-kete-mengjes"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 8:17

“Shkatërrim në shkallë të gjerë” në Tel Aviv pas sulmit të Iranit me raketa këtë mëngjes

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 8:17

Ndërtesa janë dëmtuar rëndë në Tel Aviv pasi janë goditur nga një raketë iraniane, kanë bërë të ditur shërbimet e emergjencës, raporton CNN.

“Kjo është një zonë shkatërrimi në shkallë të gjerë. Disa ndërtesa banimi dykatëshe janë dëmtuar rëndë dhe disa janë shembur” tha agjencia e shërbimeve të emergjencës Magen David Adom (MDA).

Pamjet e publikuara nga shërbimet e emergjencës treguan pjesë të një ndërtese të kthyera në rrënoja dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesat përreth.

Një numër i madh punonjësish të emergjencës ndodhen në vendngjarje.

Policia izraelite tha se oficerët dhe njësitë për çmontimin e bombave ndodheshin në vendin ku kishte rënë municioni në Izraelin qendror.

Një zyrtar i qytetit në qytetin verior të Haifës gjithashtu konfirmoi një goditje në qytet.

Shërbimet izraelite të emergjencës më herët kishin thënë se ishin nisur drejt të paktën 10 vendndodhjeve pas valës më të fundit të sulmeve me raketa iraniane.

“Forcat e Kërkim-Shpëtimit janë duke vepruar në disa zona në të gjithë vendin ku janë marrë raportime për predha të rëna”, tha ushtria izraelite

Sipas MDA, njëmbëdhjetë persona janë plagosur nga sulmet.