Shkaku i luftës, rusi e ndërron kombësinë – bëhet francez - Gazeta Express
string(54) "shkaku-i-luftes-rusi-e-nderron-kombesine-behet-francez"

Sport

Gazeta Express

04/03/2022 15:20

Shkaku i luftës, rusi e ndërron kombësinë – bëhet francez

Sport

Gazeta Express

04/03/2022 15:20

Sportistët rusë po bëjnë gjithçka që është e mundur vetëm për të mos ju mohuar e drejta për të garuar dhe për ta bërë punën që dinë ta bëjnë më së miri.

Një sportist rus madje ka shkuar aq larg, sa që e ka ndërruar kombësinë e tij.

Kjo është historia e Pavel Sivakov, çiklistit të ekipit INEOS Grenadiers, njoftojnë mediat e huaja, shkruan “Gazeta Express”.

Ai është lindur si rus, por nga mosha njëvjeçare jeton në Francë.

Për këtë arsye, Sivakov ka kërkuar që të përshpejtohet koha e praktikave burokratike pas nisjes së luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Nga sot e tutje, ai do të garojë me flamurin francez.

E sportistët tjerë rusë nuk e kanë fatin e tij dhe atyre do t’ju mohohet për një kohë pjesëmarrja në garat ndërkombëtare. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement