Shitje droge, ikje nga policia e tri herë burg, Nailiri i tha të gjitha në rrëfimin drithërues para “Vëllait të Madh” - Gazeta Express
string(113) "shitje-droge-ikje-nga-policia-e-tri-here-burg-nailiri-i-tha-te-gjitha-ne-rrefimin-dritherues-para-vellait-te-madh"

TV/Film

Gazeta Express

02/12/2025 18:44

Shitje droge, ikje nga policia e tri herë burg, Nailiri i tha të gjitha në rrëfimin drithërues para “Vëllait të Madh”

TV/Film

Gazeta Express

02/12/2025 18:44

Banori i Big Brother VIP Kosova, Nailiri ka bërë rrëfimin e tij para “Vëllait të Madh”, duke bërë të ditur se rininë e ka kaluar me shumë probleme.

Ai tha se është bërë pishman, sepse siç tha nga punët që ka bërë, ka humbur 10 vjet të jetës së tij.

“Në rini kam qenë shumë me problem, me sherre, kurrë s’kam qenë i urtë. Jam rritur nga një prind shumë strikt, me shumë rregulla”, u shpreh ai.

Shitja e drogës është njëra nga veprat penale që ai ka kryer, ndaj edhe disa herë ka qenë prapa grilave.

“Në burg kam qenë tri herë. Të gjitha punët e pisëta i kam bërë, kam shitur drogë, marihuanë, prindërit nuk e kanë përballuar shumë mirë pjesën e burgut”, tha banori i BBVK4.

Ai u shpreh se gjatë viteve të migrimit është  marrë edhe më gjëra jo të mira, duke thënë se paratë në mënyrën që fitohen, edhe ikin.

Ndërkaq, për periudhën e burgut, u shpreh se herën e parë ka qëndruar mirë, ndërkaq në të tjerat ka pasur sfida.

“Burgjet e gjërat ishin sikur i ke parë nëpër filma, sikur u ndodhin të gjithëve, por ty nuk do të ndodhin. Jam hedhur nga kati i tretë për t’i ikur policisë, kam qëndruar në kosh të mbeturinave për 12 orë, që për tri ditë nuk kam mundur të ecë”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement