string(44) "shiste-heroine-arrestohet-53-vjecari-ne-fier"

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2025 9:47

Shiste heroinë, arrestohet 53-vjeçari në Fier

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2025 9:47

Një 53-vjeçar, i cili shiste doza heroine në qytetin e Fierit është vënë në pranga.

Policia njofton se ka kapur në flagrancë shtetasin A. M., duke i shitur lëndë narkotike Heroinë, në doza, shtetasit F. D.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. M. dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Heroinë të ndarë në doza gati për shitje, një sasi lëndë narkotike Cannabis në trajtë çokollate, një krehër pistolete, 1 peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti që ky shtetas përdorte për këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 53 vjeç, banues në Fier, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 37 vjeç, banues në Patos.