Shikoni çka i bëjnë shokët Muriqit pas tregolëshit të sontëm - Gazeta Express
string(60) "shikoni-cka-i-bejne-shoket-muriqit-pas-tregoleshit-te-sontem"

Sport

Gazeta Express

17/01/2026 20:33

Shikoni çka i bëjnë shokët Muriqit pas tregolëshit të sontëm

Sport

Gazeta Express

17/01/2026 20:33

Klubi spanjoll Mallorca ka ndarë një video të veçantë ku shihen lojtarët duke festuar me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi, i cili mban në dorë topin e ndeshjes pas hat-trickut të shënuar në fitoren 3-2 ndaj Athletic Club (Bilbao).

Ky ishte tregolëshi i parë i Muriqit në La Liga, dhe performanca e tij e jashtëzakonshme solli një atmosferë tepër pozitive brenda skuadrës. Në video duket qartë se Muriqi nuk harroi të falenderojë edhe tifozët që ishin prezent në stadium, duke i duartrokitur për mbështetjen e tyre.

Fitorja dhe paraqitja e sulmuesit kosovar e rrit edhe më shumë moralin e skuadrës, ndërsa Muriqi po vazhdon të shfaqet si një nga emrat kryesorë të sezonit për Mallorca. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement