Gjatë fundjavës parashikohet destabilizim i motit, rrebeshe shiu me bubullima, temperaturat në rënie të lehtë.
Në fillim të javës më shumë diell dhe më nxehtë, pasditeve mundësi për rrebeshe shiu.
Datat:
15.08 – Paradite intervale me diell. Ditën vransirat do të shtohen. Nga mesdita dhe përgjatë mbrëmjes priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende rrebeshet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.
16.08 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu, që gjatë ditës mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Në mbrëmje me kthjellime.
17.08 – Më nxehtë, intervale më të gjata me diell. Pasdite më vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
18.08 – Nxehtë, kryesisht me diell deri në orët e pasdites. Pasdite priten zhvillime të vransirave, që do të shoqërohen edhe me ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.
19.08 – Paradite kryesisht me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...