Shërohen 3 futbollistë të Fiorentinës nga koronavirusi - Gazeta Express
string(54) "sherohen-3-futbolliste-te-fiorentines-nga-koronavirusi"

Shërohen 3 futbollistë të Fiorentinës nga koronavirusi

Gazeta Express

05/04/2020 18:01

Shërohen plotësisht nga koronavirusi tre futbollistët e Fiorentinës që rezultuan pozitiv me COVID-19.

Ka qenë vetë klubi vjollcë nëpërmjet një komunikate zyrtare që ka bërë të ditur se Dusan Vlahovic, Patrick Cutrone dhe German Pezella kanë rezultuar negativë edhe ndaj testit të dytë të kryer për COVID-19.

Lexo Edhe:

2 sulmuesit dhe kapiteni i skuadrës vjollcë e kanë plotësisht veten dhe tashmë gëzojnë të njëjtën gjendje shëndetësore si më parë.

Një lajm i mirë ky për drejtuesit e klubit por edhe për të gjithë tifozët e skuadrës së Fiorentinës.

Raportohet se 124,632 persona janë të infektuar me Covid-19, derisa 15,362 persona kanë vdekur.