Shërbimi Korrektues: Dy zyrtarë të infektuar me koronavirus gjenden në karantinë - Gazeta Express

Shërbimi Korrektues: Dy zyrtarë të infektuar me koronavirus gjenden në karantinë

Lajme

Gazeta Express

01/04/2020 14:51

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se me rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, IKSHPK-ja ka kryer analiza për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, me ç’rast kanë rezultuar pozitiv vetëm dy zyrtarë korrektues.

“Të njëjtit janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë. Pas gjithë kësaj,  edhe pse nuk ka pasur ndonjë indicje që dikush nga të burgosurit të është prekur nga Virusi Covid 19, SHKK së bashku me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre”, është thënë në një komunikatë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, me ç’rast njofton opinionin publik se çdo gjë është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.