Shënime për 5 pyetjet gazetareske


Gazeta Express
14 Dhjetor 2019 10:59

Në gazetari, “5 pyetjet” janë: “Kush”, “Çka”, “Kur” , “Ku”, dhe “Pse”. Duke iu referuar “5 pyetjeve”, gazetarët kanë mundësinë të adresojnë pyetje themelore, të cilat mund t’i përgjigjen çdo ngjarjeje.

Sidoqoftë, ngjarjet e fundit kanë treguar se praktikat tradicionale gazetareske mund të mos funksionojnë në mënyrë efektive siç kanë funksionuar më parë.

Kështu, këtu kemi ca shtesa tek “5 pyetjet” që mund t’iu hyjnë në punë gazetarëve të sotëm.

Dy “A-të”

“A po tallesh me mua?”.

Në ditët e sotme, gazetarëve iu kërkohet të raportojnë për gjëra të cilat tingëllojnë si shaka “të sëmura”. Si reporter, (para se ta përdorni këtë lloj të pyetjes) ju gjithmonë duhet të konfirmoni që ngjarja që po e mbuloni nuk është një shaka pa shije, një përpjekje e gabuar për art të performancës, ose ndonjë lloj shfaqjeje e klounit të prishur në ndonjë karnaval të zhytur nga vulgariteti.

“A jam duke ëndërruar”?

Kur përballen me ngjarje të çuditshme dhe shqetësuese që duken se po vazhdojnë sipas logjikës së tyre, reporterët gjithashtu duhet të sigurohen që nuk janë duke pasur ndonjë ëndërr me ethe. Ajo që jeni duke e parë mund të duket shumë mirë si ankth, por besoni ose jo, mund të jetë një gjendje aktuale, që është duke ndodhur përnjëmend në botën reale në të cilën jetojmë – realitet nga i cili nuk ka shpëtim.

Një “S”

“Seriozisht?”

Gazetarët duhet gjithmonë ta shikojnë në sy personin që po intervistojnë dhe ta pyesin, “Seriozisht? A po ma thoni këtë seriozisht në fytyrë?” (Kjo pyetje mund të përsëritet sa herë që është e  nevojshme).

Tri “H-jat”

“Si ndodhi kjo?”

Kjo pyetje mund të bëhet për t’i dhënë kuptim zinxhirit të ngjarjeve që kanë çuar deri tek një incident i caktuar, por tani është më shumë rreth asaj se si ne duhet të shikojmë thellë në pasqyrë dhe të mendojmë se si zgjedhjet që kemi bërë na kanë sjellë këtu ku jemi sot.

“A nuk keni ju turp?”

Përgjigjja e kësaj pyetjeje ndoshta do të jetë “jo”, por ju duhet të kontrolloni.

“Holy sh**”

E vërtetë, kjo nuk është pyetje, por është një perspektivë e rëndësishme për gazetarët që ta mbajnë në mend.

Një “ I “ ( nga anglishtja : “Is there…”)

“A nuk ka ndonjë pushim nga marrëzia?”

Kjo është një pyetje e thjeshtë, që mund të jetë e rëndësishme nëse jeni duke raportuar për punë globale, biznes, sport ose kur jeni duke shkruar rishikim për ndonjë restaurant.

5 pyetjet origjinale gazetareske mund të ri-parashtrohen për të krijuar një efekt më të madh.

Për shembull, në vend se të pyes “Çka ndodhi”, një gazetar në vitin 2017 mund të pyes:

“Pse Zoti mund të lejonte të ndodhte kjo?, “Çka dreqin?”, “Çfarë është kjo?”

 Ngjashëm, në vend se të pyesni “Ku ndodhi ngjarja?” ju mund të pyesni:

“Ku shkuan të gjitha punët gabim?”.

Në vend të pyetjes “Pse ndodhi kjo ngjarje?” , provoni të pyetni “Pse njerëzve të mirë iu ndodhin gjërat e këqija?”.

“Pse jetojmë në këtë botë të zhytur në errësirë dhe të rënë”? ose thjeshtë “Pse…. Pse…. Pse?”. Këto janë pyetjet nga të cilat njerëzit duan përgjigje prej tyre.

Tani, është gjithashtu e sigurt që mund të hedhim poshtë njërën nga pyetjet:

“Kush?”, si në pyetjen “Kush është përgjegjës”?  Përgjigja për këtë pyetje në çdo ngjarje është e njëjtë – jemi të gjithë ne. Ne të gjithë e bëmë. Duart e askujt nuk janë të pastra.

Pra, për ta përmbledhur, ne tani kemi 4 “W” pyetje.

Dy pyetje me “A”, një pyetje me “S”, tri pyetje me “H”dhe një “I”.

Mbani në mend këto dhe mund të jeni të sigurt që keni kapur çdo kënd të ngjarjes.

Patjetër, krahasuar me sistemin origjinal, janë më të komplikuara, konfuze dhe si “vijë kufitare e pavendosur” në një mënyrë që duket se po ilustrojnë në mënyrë të përsosur këtë epokë të re befasuese, në të cilën duket se e vërteta ka pak kuptim. Por, në fakt kjo është mënyra se si jetojmë ne tash, shkruan “New Yorker”, transmeton Gazeta Express.

Përktheu: Liza Sadiku, studente e vitit të dytë në Departamentin e Gazetarisë

Te fundit


Kthehu lart