Është finalizuar operacioni policor i koduar “Kamuflimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Tre persona janë arrestuar dhe një tjtër është shpallur në kërkim pasi shisnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike, në zonat e frekuentuara nga pushuesit, në Shëngjin.
Të arrestuarit janë: Altin Gashi, Ermal Tahiri dhe Salim Bouyaiche ndërsa në kërkim është shpallur Ardian Gashi.