SHBA raporte speciale me Greqinë, Kryeministrit Mitsotakis iu bë pritje e rrallë në Washington - Gazeta Express
string(93) "shba-raporte-speciale-me-greqine-kryeministrit-mitsotakis-iu-be-pritje-e-rralle-ne-washington"

SHBA raporte speciale me Greqinë, Kryeministrit Mitsotakis iu bë pritje e rrallë në Washington

Lajme

Gazeta Express

18/05/2022 18:19

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, pritja që i është bërë shefit të qeverisë helene rrallë organizohet e shihet.

Besnik Velija

Lexo Edhe:

Kryeministri grek fillimisht ishte pritur nga shefi i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, në Zyrën Ovale më 16 maj, ku kishin diskutuar për 201 vjetorin e pavarësisë së Greqisë, për raportet në mes të dy shteteve dhe për lidhjet historike Amerikë-Greqi të vjetra më shumë se dy shekuj. Në këtë takim në një atmosferë plotësisht zyrtare, Biden dhe Mitsotakis kishin folur edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe përpjekjet që Putin të paguajë koston për atë që po bën kundër popullit Ukrainas.

Të dy janë zotuar se do të vazhdojnë përkrahjen për popullin e Ukrainës, derisa në diskutime të mëtejme kanë trajtuar edhe zhvillimet në Mesdheun lindor, sfidat globale, përfshirë edhe atë energjetike, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet ndaj demokracisë.

Pas këtij takimi në Zyrën Ovale, për Mitsotakis dhe zonjën e tij ishte rezervuar një pritje tjetër nga çifti presidencial i SHBA’së, Joe Biden, dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, shkruan Gazeta Express.

Në këtë organizim pritjeje të organizuar më 17 maj për Mistoakis ishte folur për raportet e thella ndërmjet Washingtonit dhe Athinës derisa atmosfera brenda dhomës së takimit kishte qenë e jashtëzakonshme, me Joe Biden dhe Jill Biden të cilët herë pas herë edhe lëshonin ndonjë shaka aty-këtu për njëri-tjetrin.

Foto nga ceremonia e pritjes e organizuara nga çifti presidencial

Mozaiku i kësaj pritje madhështore që amerikanët kishin përgatitur për Mitsotakis, është përmbyllur me fjalimin e këtij të fundit në Dhomën e Përfaqësueseve në Kongresin Amerikan, institucion ky ku jo çdo kujt i jepet rasti që t’i drejtohet.

 Që nga viti 1874 në listën e personave që iu është bërë një nder i tillë janë emra të mëdhenj të politikës botërore si ish-kryeministrja e Pakistani, Benazir Butto, e cila i ishte drejtuar Kongresit në vitin 1989, duke vazhduar më pas me presidentin e Çekosllovakisë, Vaclav Havel, në shkurtin e vitit 1990, Nelson Mandelan, Mbretërshën Elizabeth II, Shimon Peres, Tony Blair, Hamid Karzai, Silvio Berlusconi, Angela Merkel, Shinzo Abe, Papa Françesku, Emanuel Macron e së fundi edhe Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë për të pranuar një lider të një shteti tjetër për t’iu drejtuar Kongresit, fillimisht ishte përdorur rezoluta, derisa më pas Dhoma e Përfaqësuesve ka përdorur edhe pëlqimin unanim, me qëllim të pranimit të një lideri të huaj.

Emri i Mitostakis i është shtuar dje listës së personaliteteve të politikës që iu është dhënë mundësia që të mbajnë fjalim në Kongres. Pritja që i është bërë kryeministrit grek në Dhomën e Përfaqësuesve është e jashtëzakonshme.

Qysh në hapat e parë të tij në sallë, Mitostakis përcillet me duartrokitje nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët me buzëqeshje e shtrëngime duarsh e përcillnin ngrohtësisht kryeministrin grek drejt foltores së Dhomës së Përfaqësuesve, ku e prisnin edhe zv.presidentja Kamala Harris dhe drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Përshëndetja me zv.presidenten Kamala Harris
Pritja në Kongres për kryeministrin e Greqisë

Mitostakis fjalën e tij e ka nisur duke thënë se s’ka nder më të madh se sa një i zgjedhur i popullit t’i drejtohet përfaqësuesve të zgjedhur të një populli që kanë themeluar shtetin e tyre në modelin grek dhe që kanë promovuar dhe mbrojtur vlerat demokratike në pafundësi.

“Unë jam i vetëdijshëm ndërsa qëndroj para jush sot për lidhjet e thella që lidhin së bashku dy kombet tona”, ka thënë i emocionuar Mitsotakis në fillimin e fjalimit të tij.

Ai tutje ka folur për lidhjet e forta dhe të vjetra në mes të dy popujve, derisa është shprehur se në Amerikë ndjehet si në shtëpinë e tij.

“Sikur të gjithë grekët, sa herë që vij në Washington unë ndjehem që po vij në Shtëpinë time, sepse çdo gjë që shoh rreth meje, arkitekturën, artin, idetë e gdhendura në të gjithë qytetin, janë kaq të njohura”, ka vazhduar tutje kreu i Qeverisë greke.

 Derisa në fjalimin e Mitsotakis s’kanë munguar as dromcat e temave të rënda politike si lufta e Rusisë në Ukrainë, NATO dhe çështja e gazit amerikan.

Për gjithë këtë ngjarje në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, rrjeti social “twitter” ka dy ditë që është vërshuar nga fotografi e video të anëtarëve të kongresit të cilët shprehin entuziazmin e tyre për ato që Mitsoakis ka thënë para tyre.

Republikani Jake Auchincloss ka thënë se fjalimi i kryeministrit të Greqisë ka qenë më i miri që ka dëgjuar ndonjëherë si anëtar i Kongresit.

“Fjalimi i kryeministrit grek ishte fjalimi më i mirë që kam dëgjuar si anëtar i Kongresit. Ai tha se grekët dhe amerikanët janë kujdestarë të demokracisë – ne duhet të përballemi ndaj dezinformatave dhe kërcënimeve nga brenda që gjymtojnë institucionet tona”, ka shkruar Auchincloss.

Edhe një Republikane tjetër, Lois Frankel, ka thënë që është e nderuar që ka marrë pjesë në pritjen që i është organizuar kryeministrit të Greqisë.

“Sot pata nderin të merrja pjesë në fjalimin e kryeministrit të Greqisë para Kongresit. Unë bashkohem me të në festimin e 200 vjetorit të pavarësisë greke dhe miqësisë shekullore të dy vendeve tona”, ka shkruar ajo.

Derisa edhe faqet e mediave ameriakne e gjithandej botës kanë raportuar lidhur me këtë vizitë të Mistotakis në Amerikë./GazetaExpress/