SHBA qorton Rusinë për nxitje frike për Luftë të Tretë Botërore - Gazeta Express
string(63) "shba-qorton-rusine-per-nxitje-frike-per-lufte-te-trete-boterore"

Intervista

Gazeta Express

28/05/2025 9:55

SHBA qorton Rusinë për nxitje frike për Luftë të Tretë Botërore

Intervista

Gazeta Express

28/05/2025 9:55

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Keith Kellogg, ka qortuar një zyrtar të lartë rus për nxitje të frikës nga Lufta e Tretë Botërore, raporton Reuters.

Ajo që Vladimir Putin nuk e kupton është se nëse nuk do të ishte për mua, shumë gjëra vërtet të këqija do të kishin ndodhur tashmë në Rusi, dhe dua të them shumë të këqija. Ai po luan me zjarrin”, ka shkruar Trump në një postim në Truth Social të martën – sipas kohës lokale amerikane.

Zyrtari i lartë i sigurisë ruse, Dmitry Medvedev, ish-president, i ka hedhur poshtë kritikat e Trumpit. “Lidhur me fjalët e Trumpit rreth ‘lojës me zjarrin’ të Putinit dhe ‘gjërave vërtet të këqija’ që i ndodhin Rusisë, unë di vetëm një gjë vërtetë të keqe – Lufta e Tretë Botërore. Shpresoj që Trump ta kuptojë këtë!” – ka shkruar Medvedev në anglisht në platformën e mediave sociale X.

Ai ka theksuar se presidenti Trump po punon “për të ndaluar këtë luftë dhe për t’i dhënë fund vrasjeve”.

I dërguari i SHBA-së, Kellogg, ka cituar postimin e Medvedevit dhe e quajti të pamatur.

“Nxitja e frikës nga Lufta e Tretë Botërore është një koment i pafat dhe i pamatur… dhe i papërshtatshëm për një fuqi botërore”, tha Kellogg në X.