Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjysmëfinalisti i fundit në basketboll në Lojërat Olimpike.
Ashtu edhe siç pritej, amerikanët triumfuan bindshëm 122:87 ndaj Brazilit në ndeshjen çerekfinale, shkruan Gazeta Express.
Amerikanët e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, teksa Brazili arriti të ishte më i mirë vetëm në çerekun e tretë, që e fitoi me shifrat 35:31.
Në gjysmëfinale, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballen me Serbinë, kurse Franca do të ketë punë me Gjermaninë.