Shaptahoviqi Azemit: Ti ke qenë me Partinë Ora - Gazeta Express
string(45) "shaptahoviqi-azemit-ti-ke-qene-me-partine-ora"

Basketboll

Gazeta Express

31/01/2021 21:56

Shaptahoviqi Azemit: Ti ke qenë me Partinë Ora

Basketboll

Gazeta Express

31/01/2021 21:56

Edmond Azemi ka reaguar sonte për një postim të Albin Kurtit, liderit të Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se ai nuk ka dëshirë që të përzihet shumë në politikë

Në deklarimin e tij në facebook Edmond Azemi ka thënë se ai nuk është politikan dhe se “jeta e tij është sporti”.

Lexo Edhe:

“Jeta jeme osht sporti. Kurrë nuk e kam përzi me politikën. Unë kam shokë në të gjitha partitë politike. Unë i vizitoj të gjithë por nuk jam ne as një parti! Është e tepërt çfarë janë duke ber mediat”, ka shkruar ai.

Megjithatë, duket se kjo nuk ka qenë edhe aq e vërtetë, pasi që basketbollisti tjetër i njohur kosovar, Samir Shaptahovic, ka reaguar me një koment te Azemi.

Ai ka thënë me shaka se megjithatë ai ka qenë në një parti më para.

“Sine (bir) unë e di që je kon gjithmonë me Ora – Veton Surroi”, ka shkruar Shaptahovic. /GazetaExpress/