Dështon mbledhja e Komisionit për anëtar të KPM-së - Gazeta Express
string(50) "deshton-mbledhja-e-komisionit-per-anetar-te-kpm-se"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 9:44

Dështon mbledhja e Komisionit për anëtar të KPM-së

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 9:44

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të KPM-së si pasojë e mungesës së kourumit, raporton Ekonomia Online.

Anëtaret e Komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës dolën nga mbledhja ende pa nisur ajo, pasi mungonin anëtarët nga partitë tjera.

Në këtë mbledhje ishte e paraparë shqyrtimi i listës së kandidatëve.

Kryetari i Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami tha se do të tentojnë që gjatë ditës të mbajnë mbledhjen.

“Në rëndësinë e procesit, po e shtymë që me mundësi me u mbledhë gjatë ditës. Për fat të keq, mbrëmë kemi mbetur deri vonë në trajtimin e konkursit të bordit të RTK-së, edhe kjo ka ndikuar paksa te anëtarët që me mundë me mbërri në kohë. Një lloj mirëkuptimi ndoshta me mund me gjetë. Ju njoftojmë monitoruesve dhe mediave për afatin e ri gjatë ditës”, tha Gashi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement