Sfidë fantastike, Prishtina fiton ‘El Clasicon’ dhe depërton në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(73) "sfide-fantastike-prishtina-fiton-el-clasicon-dhe-deperton-ne-gjysmefinale"

Basketboll

Gazeta Express

04/02/2021 21:46

Sfidë fantastike, Prishtina fiton ‘El Clasicon’ dhe depërton në gjysmëfinale

Basketboll

Gazeta Express

04/02/2021 21:46

Në një ndeshje dramatike dhe interesante deri në fund, Sigal Prishtina ka mundur Pejën 88:90 (15:23, 24:15, 23:26, 26:26), duke kaluar në gjysmëfinale të Final 8 Kupës së Kosovës #VllesaPagesa.

Ndeshjen më mirë e nisën bardhekaltrit, që kishin epërsi konstante në çerekun e parë dhe këtë pjesë e fitojnë 15:23. Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, duke thelluar epërsinë në 12 pikë, 19:31, por me kalimin e minutave, këndellen pejanët duke hyrë në një seri shumë të suksesshme, ku arritën që pjesën e parë ta përfundojnë në të mirë të tyre 39:38.

Lexo Edhe:

Në periodën e tretë u zhvillua lojë e barabartë, ku epërsia më e lartë ishte 41:47 dhe më pas asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 62:64. 10 minutat e fundit ishin shumë interesant dhe dramatik, pasi fituesi është vendosur në sekondat e fundit. Prishtina kishte epërsi 71:82, por Peja nuk dorëzohet sërish, duke ngushtuar shifrat në 86:88, 13 sekonda para fundit, por prishtinasit arritën të menaxhojnë epërsinë dhe triumfuan 88:90, duke kaluar në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me Ponte Prizrenin, takim që zhvillohet të premten nga ora 19:00.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 31 pikë, tetë kërcime dhe 12 asistime dhe Marko Peroviq me 25 pikë e nëntë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 33 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime dhe Tevin Mack me 26 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime.