Sfida më e re e ‘Instagram-it’: Kthejeni jastëkun në fustan - Gazeta Express
string(56) "sfida-me-e-re-e-instagram-it-kthejeni-jastekun-ne-fustan"

Sfida më e re e ‘Instagram-it’: Kthejeni jastëkun në fustan

Gazeta Express

07/04/2020 11:12


Teksa të gjithë njerëzit qëndrojnë të vetizoluar, disa prej tyre kanë gjetur një sërë formash për t’u argëtuar dhe për ta bërë qëndrimin në shtëpi edhe më interesant.

Personazhet e njohur dhe kryesisht bloggeret kanë treguar tashmë për të gjithë sfidën më të fundit të ‘Instagram-it’. Angelina Kotorri, Sarah Berisha janë disa nga bloggeret që e “përqafuan” menjëherë këtë sfidë.

Lexo Edhe:

Të “veshësh” jastëkun e gjumit me një rrip në mes dhe çantën në krahë, është trendi më i fundit në rrjetet sociale.

Me jastëkët shumëngjyrësh, gotat e pijeve në duar, duket se kjo sfidë do të bëjë xhiron e rrjetit në ditët në vijim. Më poshtë ju sjellim disa prej fotove më interesante, nga të cilat pse jo, mund të merrni një ide për pozën tuaj të radhës:/revistawho.com