Sfida e fundit çerekfinale, Prizrenit 16 apo Sigal Prishtina? - Gazeta Express
string(59) "sfida-e-fundit-cerekfinale-prizrenit-16-apo-sigal-prishtina"

Sfida e fundit çerekfinale, Prizrenit 16 apo Sigal Prishtina?

Basketboll

Gazeta Express

03/05/2022 18:29

Nesër (e mërkurë) zhvilloja sfida e tretë çerekfinale të “Play-off”-it mes Prizreni 16 dhe Sigal Prishtinës, që do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në takimin e parë fitore shënuan prizrenasit 95:87, kurse në ndeshjen e dytë prishtinasit 98:89. Kjo përballje është vendimtare për kualifikim, ndërsa në gjysmëfinale i pret Golden Eagle Ylli, që përfundoi garat në vendin e parë.

Lexo Edhe:

Në garat e rregullta, të dy skuadrat kishin nga 15 fitore e 13 humbje, ndërsa në ndeshjet direkte mes tyre, prizrenasit kishin tri fitore, ndërsa një i takoi prishtinasve.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën mbrëma në Prizren nga ora 20:30.