Setien organizon darkë me lojtarët ende pa zhvilluar një ndeshje në stolin e Barçës! - Gazeta Express
string(83) "setien-organizon-darke-me-lojtaret-enda-pa-zhvilluar-nje-ndeshje-ne-stolin-e-barces"

Setien organizon darkë me lojtarët ende pa zhvilluar një ndeshje në stolin e Barçës!

Gazeta Express

18/01/2020 13:27

Quique Setién duket se e di çfarë do.

As ëndërr nuk e ka menduar që një ditë do të ulet në stolin e Barcelonës, por meqenëse ka ndodhur tashmë kjo, Quique Setién dëshiron që ta kujtojë për të mirë kohn te katalonasit.

Lexo Edhe:

Për këtë, atmosfera e zymtë e krijuar në skuadër duhet t’i takojë të kaluarës pas shkarkimit të Ernesto Valverdes.

Quique Setién është duke bërë gjithçka që është e mundur që të bindë lojtarët e Barçës se mund t’ia dalin për t’i rrëmbyer gjithë titujt këtë sezon, Kupën, Ligën e Championsin.

Të premten mbrëma, Quique Setién organizoi darkë me futbollistët, ku prania e mediave ishte e padiskutueshme para restorantit ku ishin mbledhur futbollistët dhe stafi i ri i Barcelonës.

Ai dëshiron të motivojë skuadrën për të vazhduar para sepse beson se me Lionel Messin në skuadër, asgjë nuk mund t’i ndalë. /Gazeta Express/