Sërish grafite në Mitrovicë, këtë herë me thirrje për paqe - Gazeta Express
string(57) "serish-grafite-ne-mitrovice-kete-here-me-thirrje-per-paqe"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 8:44

Sërish grafite në Mitrovicë, këtë herë me thirrje për paqe

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 8:44

Veriu i Mitrovicës është mbushur sërish me grafite.

Këtë herë, mesazhet e shfaqura nëpër mure kanë një përmbajtje të pazakontë për zonën, ato bëjnë thirrje për paqe, arsim dhe jetë normale.

Grafitet janë parë në muret e shkollës teknike si dhe në garazhet e Universitetit paralel në pjesën veriore të qytetit.

Në to shkruhet: “Duam paqe”, “Duam të mësojmë”,”Duam jetë normale”, por edhe një tjetër mesazh me nuanca politike: “S’jua japim Serbinë”.

Të gjitha këto sipas KlanKosova janë shfaqur vetëm një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, duke i vendosur nxënësit përballë këtyre mesazheve që në ditën e parë të kthimit në shkollë.

Kjo vjen pas fshirjes së grafiteve me përmbajtje shoviniste dhe nacionaliste që kishin dominuar muret e qytetit disa ditë më parë.