Serie A rinis pa VAR - Gazeta Express
string(20) "serie-a-rinis-pa-var"

Gazeta Express

06/04/2020 14:22

Serie A rinis pa VAR

Gazeta Express

06/04/2020 14:22

Shefi i Shoqatës së Gjyqtarëve të Italisë, Marcello Nicchi, ka zbuluar se gjyqtarët do të detyrohen ta rinisin sezonin në futbollin italian pa ndihmën e VAR-it, video asistentin e referimit.

Nicchi ka shpjeguar se pse VAR-i mund të mos jetë në përdorim pas rinisjes së sezonit në muajt e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kjo mund të jetë diçka që do të detyrohemi ta bëjmë. Siç e dini, sot VAR-i është në furgone, në mjedise të izoluara, dhe operatorët që duhet të punojnë me ta nuk dihet se afër kujt kanë qenë deri tani”, tha ai.

“Pra ka rrezik sepse nuk ekziston largësia e duhur shoqërore”, shtoi ai.

Por Nicchi e qartësoi se vendimi përfundimtar nëse do të ketë apo jo VAR i takon Lega Serie A-së. /Gazeta Express/