Serie A planifikon ta mbyllë sezonin më 2 korrik - Gazeta Express
string(48) "serie-a-planifikon-ta-mbylle-sezonin-me-2-korrik"

Serie A planifikon ta mbyllë sezonin më 2 korrik

Gazeta Express

04/04/2020 17:32

Nëse Serie A arrin të rinisë më 20 maj, atëherë plani i Federatës italiane është që sezoni të përfundojë më 2 korrik. Fillimisht do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të xhiros së 25-të, pastaj do të vazhdohet me 12 xhirot e mbetura.

Sezoni 2019/20 i Serisë A është pezulluar që nga 8 marsi për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, e ka përmendur 20 majin si datën kur mund të kthehet kampionati elitar italian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, plani është të përdoret fundjava e 20 majit për zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të xhiros së 25-të, të cilat ishin shtyrë në fund të shkurtit. Këto ndeshje janë Atalanta-Sassuolo, Inter-Sampdoria, Torino-Parma dhe Verona-Cagliari.

Pas kësaj do të zhvillohet xhirot e ardhshme: Xhiroja e 27-të më 23 dhe 24 maj, xhiroja e 28-të më 27 dhe 28 maj, xhiroja e 29-të më 30 dhe 31 maj, xhiroja e 30-të më 3 dhe 4 qershor, xhiroja e 31-të më 6 dhe 7 qershor, xhiroja e 32-të më 10 dhe 11 qershor, xhiroja e 33-të më 13 dhe 14 qershor, xhiroja e 34-të më 17 dhe 18 qershor, xhiroja e 35-të më 20 dhe 21 qershor, xhiroja e 36-të më 24 dhe 25 qershor, xhiroja e 37-të  më 27 dhe 28 qershor dhe Kampionati do të përfundohet më 2 korrik.

Në këtë plan nuk janë marrë parasysh ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, si dhe ato të Kupës së Italisë.

Megjithatë, Italia ka hyrë në krizën e koronavirusit më herët sesa vendet e tjera evropiane dhe shpreson se kjo do të thotë që edhe do të dalin nga kjo krizë më shpejt.

Në Itali u raportuan rastet e para disa javë më përpara sesa në shumicën e vendeve të tjera të Evropës dhe ishte vendi i parë evropian që vendosi rregullat për vendosjen në karantinë të qytetarëve.

Numri i rasteve të reja dhe vdekjeve janë stabilizuar në Itali, edhe pse ende po regjistrohen mesatarisht 750 vdekje çdo ditë. /Gazeta Express/