Seriali “Rrushe” së shpejti në platformën blue TV për bashkatdhetarët në Zvicër - Gazeta Express
string(77) "seriali-rrushe-se-shpejti-ne-platformen-blue-tv-per-bashkatdhetaret-ne-zvicer"

Seriali “Rrushe” së shpejti në platformën blue TV për bashkatdhetarët në Zvicër

Rozë

Gazeta Express

31/03/2023 12:39

“Rrushe” është serial dramë-krim i krijuar nga GjirafaStudios. Një ndër serialet më të mëdha në vend i punuar në mënyrë të veçantë do të vijë shumë shpejtë për bashkatdhetarët tanë në Zvicër.

Seriali që do të transmetohet në platformën blue TV i quajtur “Rrushe”, është më ndryshe se çfarë jemi mësuar të shohim. Është emocionues, dramatik, misterioz, i mbuluar me shumë shtresa e intriga; me vrasje, tradhëti, e dashuri.

Lexo Edhe:

Mbi të gjitha, “Rrushe” është një dozë e realitetit, e asaj në të cilën kemi kaluar, atë që e përjetuam, por edhe atë që vazhdojmë ta përjetojmë. Me një ekip profesional siç është produksioni i GjirafaStudios, me aktorët ndër më të mirë në trevat shqipfolëse, e me një ngjarje të thellë e të mistershme, ky serial tenton të thyejë barrierat e prodhimeve të zakonshme në vendit.

“Rrushe” është seriali më i madh i prodhuar deri tani në trevat shqipfolëse, me numër rekord aktorësh në industrinë tonë filmike (mbi 70), duke përfshirë këtu aktorët si: Enver Petrovci, Doresa Rexha, Shkumbin Istrefi, Arta Muçaj, Adriana Matoshi , Aurita Agushi, Çun Lajçi, Xhevat Qorraj, Bislim Muçaj, Armend Smajli, Adrian Morina, Eshref Durmishi, Andi Bajgora, Lum Veseli, Agron Shala, Basri Lushtaku, Ermal Sadiku, Qëndresa Jashari, Afrim Muçaj, Ema Koxha, e shumë të tjerë.

Serialin “Rrushe”, sezoni I do të mund ta ndiqni nga data 04 prill në blue TV

Për të parë trailerin e serialit klikoni këtu