string(54) "seri-lekundjesh-termeti-gjate-oreve-te-fundit-ne-diber"

Shqiperi

Gazeta Express

14/01/2023 8:33

Seri lëkundjesh tërmeti gjatë orëve të fundit në Dibër

Shqiperi

Gazeta Express

14/01/2023 8:33

8 lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës së kaluar dhe në orët e para të ditës së sotme në qarkun e Dibrës. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë nga 2 deri në 3.6 të shkallës Rihter. 

Pasditen e djeshme dhe në darkë janë regjistruar 5 lëvizje sizmike, 3 në Xibër dhe 2 në Klos.

Lëvizja më e fortë ka qenë 2.7 ballë në Xibër. Por pas mesnate sërish toka nuk ka gjetur qetësi, pasi është lëkundur edhe 3 herë, vetëm në Xibër. Këtë herë magnituda ka qenë më e madhe, 3.6 ballë, sipas IGJEUM-it. Nga lëkundjet nuk raportohet për dëme.

/Gazeta Express