Serbia nënshkruan marrëveshjen për autostradën gjigante - Gazeta Express
string(108) "serbia-nenshkruan-marreveshjen-per-autostraden-gjigante-nga-kjo-rruge-perfitojne-edhe-mergimtaret-nga-kosova"

Gazeta Express

05/12/2019 12:13

Serbia nënshkruan marrëveshjen për autostradën gjigante

Gazeta Express

05/12/2019 12:13

Autoritetet serbe kanë nënshkruar sot marrëveshjen për fillimin e punimeve për autostradën e të ashtuquajturit Korridori Moravian i Serbisë.

Autostrada qindrakilometërshe do të kalojë në mes të Serbisë. Punimet në këtë autostradë pritet të fillojnë menjëherë, ndërsa pritet të përfundojë në më pak se 4 vjet.

Bechtel Enka UK do të jetë kompania që do të kryejë punimet.

Seksioni i parë i punimeve pritet të kryhet në nëntor të vitit 2021, me rrugën deri në Krushevc.

Kjo rrugë do të jetë autostrada e parë digjitale dhe do të jetë autostrada më e gjerë në Serbi deri më tani.

Korridori Moravian do të bashkohet me korridorin 10 dhe 11.

Advertisement
Advertisement
Advertisement