“Serbia në shitje” – Demokratët Evropianë: Marrëveshja e Vuçiqit me Moskën vë në pikëpyetje rrugën evropiane të Serbisë - Gazeta Express
string(114) "serbia-ne-shitje-demokratet-evropiane-marreveshja-e-vuciqit-me-mosken-ve-ne-pikepyetje-rrugen-evropiane-te-serbise"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 7:00

“Serbia në shitje” – Demokratët Evropianë: Marrëveshja e Vuçiqit me Moskën vë në pikëpyetje rrugën evropiane të Serbisë

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 7:00

European Democratic Party (Demokratët Evropianë) kanë reaguar ashpër ndaj afrimit të fundit të Serbisë me Rusinë, duke deklaruar se “Serbia është tashmë në shitje” pas marrëveshjes së re me Moskën.

Sipas tyre, Aleksandar Vuciq ka pritur në Beograd ministrin rus të Zhvillimit Ekonomik, me të cilin ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare bashkëpunimi, duke thelluar lidhjet me Kremlinin.

Në reagimin e tyre, Demokratët Evropianë theksojnë se ky hap nuk është pragmatizëm, por një zgjedhje e qartë politike që bie ndesh me orientimin evropian. Ata kritikojnë faktin që Serbia vazhdon të përfitojë fonde nga Unioni Evropian, ndërkohë që, sipas tyre, po minon unitetin dhe vlerat e saj.

“Beogradi po thellon lidhjet me Moskën pavarësisht mbështetjes financiare nga BE-ja,” thuhet në mesazhin e tyre publik, duke shtuar se procesi i zgjerimit nuk duhet të shpërblejë paqartësinë.

Demokratët Evropianë qe janë edhe pjesë e Renew Europe, paralajmërojnë se veprime të tilla mund të ndikojnë negativisht në perspektivën evropiane të Serbisë dhe në marrëdhëniet e saj me partnerët perëndimorë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement