Serbia me mungesa para Shqipërisë, Kuqezinjtë i vijojnë përgatitjet për 11 tetorin - Gazeta Express
string(81) "serbia-me-mungesa-para-shqiperise-kuqezinjte-i-vijojne-pergatitjet-per-11-tetorin"

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 9:32

Serbia me mungesa para Shqipërisë, Kuqezinjtë i vijojnë përgatitjet për 11 tetorin

Futboll

Gazeta Express

08/10/2025 9:32

Kombëtarja shqiptare e zhvilloi pasditen e djeshme e plotë seancën stërvitore nën urdhrat e Sylvinhos, ku ishin të pranishëm të gjithë lojtarët përveç Mario Mitajt, i cili ka mbërritur ditën e djeshme pranë kombëtares.

Pas seancës së djeshme relativisht të lehtë pa ndonjë ngarkesë si fizike ashtu edhe taktike, pasditen e sotme trajneri ka filluar zyrtarisht përgatitjet edhe taktike për ndeshjen kaq të rëndësishme që kemi më 11 tetor në Leskovc përballë Serbisë, rivalit tonë të drejtpërdrejtë për vendin e dytë.

Kuqezinjtë do të vazhdojnë edhe me dy seanca në ditë stërvitje përpara kësaj ndeshjeje deri ditën e enjte, ndërkohë që mëngjesin e të premtes do të nisen drejt Nishit ku më do të zbresin përpara se të shkojnë në Leskovc, një ditë më pas për zhvillimin e ndeshjes.

Sipas marrëveshjes mes federatave dhe me UEFA-n, për këtë ndeshje ashtu si në takimin në Tiranë nuk do të lejohen tifozët e skuadrës udhëtuese.

Në kampin kundërshtar trajneri i Serbisë në daljen e tij për mediat ka theksuar shqetësimin e tij për disa lojtarë kyç që i mungojnë si Ivan Iliq, Sasha Lukiç, Kosta Nedeljkoviç,

Vanja Milinkoviç Saviç dhe Aleksandar Katai, ndërsa Nikola Milenkoviç është i pezulluar për shkak të kartonëve, shkruan Top Channel.

Ndërkohë që në seancën e parë të tyre stërvitore ka munguar sulmuesi i Juventusit Dushan Vlahovic, Filip Kostić, Strahinja Pavlović dhe Nemanja Gudelj, të cilët nuk arritën në kohë për shkak të detyrimeve në klubet e tyre.