Serbia do të ndeshet me Shqipërinë në Tiranë më 7 qershor, për ndeshjen e saj të parë në kualifikueset e Botërorit 2026.
Pas tre ditësh, ekipi serb do të përballet me Andorrën në stadiumin “Dubočica” në Leskovc.
Trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, ka njoftuar një listë më të gjerë të futbollistëve, të cilët do të mbështeten për këto ndeshje të rëndësishme.
Një surprizë e madhe ishte rikthimi i futbollistit Katai në ekipin kombëtar, si dhe ftesa për disa lojtarë të Superligës serbe, si Dragan Rosiç (Vojvodina), Petar Staniç (TSC) dhe Milutin Vidosavljeviç (Radnički 1923), të cilët janë përfshirë në listën e futbollistëve për ndeshjet e ardhshme, përcjell tch.
Lista përfundimtare e lojtarëve që do të përfaqësojnë Serbinë do të shpallet më 30 maj.
Kombëtarja serbe është vendosur në Grupin K të kualifikuesve, ku do të përballet me Anglinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën.