Serbët e rusët e shfrytëzuan turneun humanitar për të shfaqur banerë nacionalistë për Kosovën - Gazeta Express
string(93) "serbet-e-ruset-e-shfrytezuan-turneun-humanitar-per-te-shfaqur-banere-nacionaliste-per-kosoven"

Futboll

Gazeta Express

09/02/2026 14:39

Serbët e rusët e shfrytëzuan turneun humanitar për të shfaqur banerë nacionalistë për Kosovën

Futboll

Gazeta Express

09/02/2026 14:39

Një turne humanitar ruso-serb i quajtur “Luajmë për Vëllezërit” po mbahet sot në Moskë, një ngjarje sportive kushtuar shënimit të Ditës së Republikës Serbe, në të cilin po marrin pjesë 20 ekipe nga Rusia, Republika Serbe dhe nga Serbia, shkruan “sputniksrbija”.

Por, serbët dhe rusët e kanë shfrytëzuar edhe këtë aktivitet sportiv për të shpalosur banera me motive nacionaliste për Kosovën, përcjell “Gazeta Express”.

Në njërin prej banerëve shihet një kryq dhe harta e Kosovës në një flamur të zi, ku shkruan “Kosmet” në çirilicë, ashtu siç e quajnë serbët shkurt Kosovën.

Serbët kanë ditur shpesh t’i shfrytëzojnë aktivitetet sportive për të bërë thirrje nacionaliste apo edhe duke i fyer shqiptarët, derisa kanë shfaqur edhe banerë nacionalistë.

“Fondet e mbledhura do të përdoren për të blerë libra dhe mjete mësimore për mësimin e gjuhës ruse në katër shkolla në Hercegovinë”, shkruan në njoftim, ku janë zbuluar edhe banerët që u shfaqën në tribuna, prej tyre edhe ai i hartës së Kosovës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement