Pasi Gjykata Supreme i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e administrative të subjekteve politike për rezultatet zgjedhore, KQZ ka njoftuar se nga ora 18:00 do të mbajë mbledhje ku në rend dite do të jetë certifikimi i rezultateve.
“Ju njoftoj se sot (e hënë, 9 shkurt 2026, ora 18:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës dhe në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025”, ka thënë zëdhënësi Valmir Elezi.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...