Sela thirrje gjitha partive shqiptare: Të bëhemi bashkë për arritjet e tona si shqiptarë dhe për interesë të gjeneratave që protestojnë - Gazeta Express
string(134) "sela-thirrje-gjitha-partive-shqiptare-te-behemi-bashke-per-arritjet-e-tona-si-shqiptare-dhe-per-interese-te-gjeneratave-qe-protestojne"

Maqedoni

Gazeta Express

21/05/2026 11:03

Sela thirrje gjitha partive shqiptare: Të bëhemi bashkë për arritjet e tona si shqiptarë dhe për interesë të gjeneratave që protestojnë

Maqedoni

Gazeta Express

21/05/2026 11:03

Kryetari i njërit nga krahët e ASH-së, Ziadin Sela i ka bërë thirrje të gjitha partive politike shqiptare që të ulen në një tryezë në këtë periudhë kur duhet unitet për çështje të rëndësishme dhe të arriturat e rëndësishme të shqiptarëve.

“Kështu don VMRO-ja. Por, mua më takon që ti them vëllezër, edhe BDI-së, edhe VLEN-it, PDSH, Arben Taravarit e të gjithve. nuk guxojmë ta lejojmë një gjë të tillë, sepse do të zhverësojmë çdo gjë që kemi arritur, qoftë edhe gjysmake, e cila do të shndërrohet në çerek dhe do të zhduket. Nuk guxojmë. Faktori politik shqiptar njëzëri duhet të reagojë. Unë kam vuajtje për tryezën e përbashkët të partive shqiptare parlamentare, sepse kështu ngjan e keqja, e sheh në segmente të vogla, por kjo është e keqja më e madhe që ndodhë. NUk është temë qeveria, nuk është kohë interesash, por kohë kauzash. Nuk është kohë interesash, është kohë kauzash, jo për interesa personale por për interesa #gjeneratash, të atyre që sot protestojnë!”, theksoi Sela.

Advertisement
Advertisement
Advertisement